Çka po vjen nga #kaosindahouse

By

Pak muaj më parë, një prej grupeve më të njohura shqiptare, Kaos sollën projektin ‘Vandami’ i cili u pëlqye shumë nga publiku.

E duket se Vigani dhe Lumi më nuk do të presin gjatë për t’u ribashkuar sërish me krijime muzikore nën petkun e ‘Kaos’ paralelisht me këngët e publikuara ndamas.

Sinjalet e para janë dhënë me një postim të fundit në Instagram ku dyshja shfaqen bashkë, si indikacion i projekteve të reja.

I kontaktuar nga Prive, Lumi konfirmoi se po përgatitet një projekt bashkë me Viganin.

Duke mos dashur të japë më shumë detaje, reperi i njohur deklaroi se çdo gjë pritet të konkretizohet brenda muajit Dhjetor, para Vitit të Ri. Në ndërkohë, nga dyshja janë në plane edhe një varg i projekteve të realizuara me artistë tjerë.  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm