Klan Kosova shpall konkurs për projektin e “BIG BROTHER VIP”

By

Klan Kosova shpall K O N K U R S për projektin e “BIG BROTHER VIP” për plotësimin e vendeve të lira të punës, me sa vijon:

Organizator – 2 pozita
Menaxher i produksionit – 2 pozita
Menaxher i rrjeteve sociale – 1 pozitë
Gazetar/editor për rrjete sociale – 6 pozita
Regjisor/realizator – 8 pozita
Redaktor i kronikave – 7 pozita
Asistent i produksionit – 4 pozita
Gazetar televiziv – 4 pozita
Montazher – 8 pozita
Ndriçues – 1 pozitë
Tonist – 7 pozita
Titrues (cg) – 1 pozitë
Kameramanë – 14 pozita
Gazetarë praktikantë – 2 pozita

Kandidatët të cilët aplikojnë për këto vende pune, duhet t’i dërgojnë këto dokumente: – CV – Dëshmi të përgatitjes universitare ose të përgatitjes profesionale – Letër motivuese – Letër rekomandime, ose referenca eventuale.

Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në: [email protected]

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Konkursi mbetet i hapur deri më 04.07.2022, në orën 16:00.

Artikuj të ngjashëm