6 muaj pa nënën: Ja si e kujton Zanfina

By

Fiks gjashtë muaj më parë, në familjen e motrave Ismaili u shënua tronditja e madhe me ikjen e parakohshme nga kjo botë e zonjës Mona Ismaili, që ishte shtyllë e familjes dhe arsyeja kryesore prapa sukseseve ndër vite të Adelinës e Zanfinës.

E në këtë gjysmë vit të parë prej ndarjes nga jeta, Zanfina ka qenë ajo që e ka kujtuar sërish zonjën Mona përmes një postimi në Instagram ku shprehet: ‘Gjysëm viti pa ty M’.

Në këtë periudhë ku fizikisht nuk janë bashkë, me punën dhe qëndrimin, motrat Ismaili pa dyshim se personin e zemrës e kanë bërë të ndihet krenare.

Zanfina në verë publikoi projektin shumë të suksesshëm ‘M’ teksa nga Adelina erdhi lajmi i shumëpritur, ai i zgjerimit të familjes me pritjen e ëmbël si fryt i dashurisë disa vjeçare me Val Krasniqin. /Prive.al/

screenshot_2016-10-25-21-58-57

Artikuj të ngjashëm