Duda shfaqet përkrah bashkëshortes

By

Reperi nga Gjilani, Burim Osmani i njohur me emrin e artit si Duda është njëri ndër të paktit artist që i mbeti besnik stilit të muzikës dhe veshjes qysh nga fillimet e tij.

I njohur për stilin rebel të jetesës ai shumë shpesh ishte pjesë edhe e problemeve të ndryshme por për asnjë arsye të tillë ai nuk ndaloi aktivitetin e tij muzikor.

Diçka më e madhe e më e shenjtë siç është familja do të bëhej faktori i vetëm që ai për një kohë të pauzonte nga gjëja që donte më së shumti, muzika.

Shpërngulja për të jetuar në Angli me bashkëshorten e tij ishte edhe hapi madh për diçka të re.

Me shkuarjen atje Burimi nisi të krijojë familje ku tashmë edhe gëzon tre fëmijë.

Artistin tashmë është rikthyer dhe e kemi mjaft aktiv pasi edhe fëmijët janë rritur disi dhe po gjenë kohë edhe për muzikë duke bërë kështu një varg prurjesh të reja.

Por se kush është vajza që i rrëmbeu atij zemrën? Këtë e dinë shumë pak veta pasi që artisti e ka mbajtur për vite të tëra bashkëshorten e tij larg syrit të mediave ndërsa vetëm së fundmi e kemi parë atë duke publikuar ndonjë fotografi edhe me të.

Njejt veproi edhe së fundmi ku në profilin e tij ë Instagram publikoi një fotografi pikërisht me personin e zemrës e padyshim nuk mungoi as komplimenti nga ana e tij duke e quajtur atë si zonjën e tij. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm