Noga pas ndarjes nga Kristela në krahët e një vajze tjetër (FOTO)

By

Këngëtari nga Prishtina Agon Abdullahu i cili ishte temë kryesore nëpër të gjitha mediat pas ndarjes së tij nga prezantuesja Kristela Gjoka duket se me kohë po e harron edhe dashurinë që kishte ndaj saj.

E kjo për faktin e vetëm e ai sapo publikoi një fotografi teksa shihet nën shoqërinë e motrës së tij, një djali e një vajze tjetër në njërin nga klubet e kryeqytetit.

Fakt ky që na shtynë të mendojmë për një lidhje me vajzën e cila në foto shihet teksa po e përqafon artistin.

Nuk dihet nëse vajza në fjalë është ndonjë familjare e tij për shkak se në këtë mes gjindet edhe motra e tij por afërsia që kanë në fotografi  dyshja na shtynë të dyshojmë për diçka tjetër.

Sidoqoftë ai shihet teksa po argëtohet mjaft në këtë mes dhe se skandali që bëri bujë të madhe nuk po ndikon aspak në gjendjen shpirtërore të tij.

Artikuj të ngjashëm