Prezantuesja e famshme nga Shqipëria njëherit edhe e dashura e reperit Getoar Selimi kohët e fundit është kryetemë e mediave rozë pikërisht për shkak të kësaj lidhje.
Ditë më parë i dashuri i saj Getoari u surprizua në njërin nga lokalet e Tiranës pasi që në porosinë që kishte bërë atij iu shkruajt diçka mjaft interesante siç ishte emri i grupit “Babastars” dhe një fjali e njërës prej këngëve të tij.
Kjo gjë e befasoi tej mase artistin sa që zgjodhi të ndajë foton me ndjekësit e tij në instagram.
E nuk vonoi shumë në të njejtin vend surprizë të ngjashme morri edhe Marina vetëm se asaj i shkruhej “Ciao Bella” fjalë kjo që ishte dedikim nga Getoari për të në këngën e tij të fundit “Ajo”
Duket se edhe bukuroshja u lumturua mjaft për këtë surprizë jo vetëm se shkruhej diçka për të por se surpriza ishte e ngjashme me surprizën që i’u bë të dashurit të sajë ditë më parë./Prive.al/