Elvana ofroi mbrëmë spektakël: Ja si e imiton Tunën (VIDEO)

By

Vetëm pak ditë më parë, ishte mikesha e ngushtë e Elvana Gjatës, prezantuesja Jonida Vokshi ajo që për mediat në Shqipëri zbuloi një detaj që nuk dihej për këngëtaren e shumë hiteve.

Talenti në aktrim i Elvanës dhe humbja e madhe për teatrin pas fokusimit të këngëtares në sferën e muzikës u përmendën nga Jonida në një intervistë direkte duke befasuar shumëkë për këtë detaj i cili nuk dihej.

E vetëm disa ditë më vonë, erdhi momenti që kjo shkathtësi të vërtetohej.

Në festën e organizuar mbrëmë nga dizejnatori Valdrin Sahiti, këngëtarja mori mikrofonin në dorë për të imituar disa emra të njohur, përfshirë edhe Tunën që ishte prezente.

Duke folur për kolegen, Elvana deklaroi se imitimin po e bën për herë të parë teksa tek Tuna, nënvizoi se ka pasur lakmi vokalin.

Videoja e shpërndarë në rrjete sociale të cilën Prive.al ua sjell më poshtë zbulon momentin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm