Greta Koçi tregon aftësitë imituese(VIDEO)

By

Këngëtarja ka treguar se është mjaft e suksesshme edhe në sfera tjera përveç muzikës pasi  për disa vite u morr me politikë duke mbajtur kështu postin e kryetares së forumit rinor të Partisë Demokratike në Shqipëri.

E gjatë kësaj kohe ajo la anash disi muzikën por duke mos humbur asgjë nga aftësitë e saja në këndim e duke u rikthyer së fundmi me shumë projekte të reja që po e mbajnë atë mjaft të angazhuar sa i përket mbrëmjeve muzikore.

Por një fakt që nuk e keni ditur deri më tani është ai se Greta përveç se është e talentuar si këngëtare është edhe një imituese shumë e zonja.

Përmes një video të postuar nga motra e saj këngëtarja tjetër Eni Koçi, ajo shfaqet duke imituar njërin prej komentatorëve më të mirë të sportit Dritan Shakohoxhan.

E talenti i saj në këtë sferë duket qartazi pasi që ajo i afrohet tej mase atij në imitim pavarësisht se penalizohet nga gjinia e saj që ndoshta nuk është se ka shumë informacione rreth futbollit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm