Tashmë kur po kap majat në karrierë, si rëndom tek çdo person tjetër, edhe rrethi i Era Istrefit që nga fëmijëria nxitojnë t’i hapin arkivat për ndonjë foto ku shihet bashkë me senzacionin e muzikës pop.
Megjithatë, kur personat në fjalë janë fytyra publike, gjërat bëhen pak më interesante.
I kësaj fryme ka qenë postimi i fundit i Nogës, këngëtarit që mbi të gjitha, është stër-përfolur së fundmi për martesën e ndarjen me Kristela Gjokën.
Agoni ka postuar një fotografi të shkollës fillore ku shihet bashkë me Erën teksa kur e ka përshkruar veten, ai ka folur në superlativa duke u futur në një thes me këngëtaren.
‘Unë dhe Era në një klasë, dy yje që janë rritur bashkë. Motra ime, Era’ – ka shkruar Noga në postimin e tij ku shfaqet me shoqen e dikurshme të klasës. /Prive.al/