Hyri në skenën muzikore shqiptare si e re ku bëri bujë me paraqitjen e saj në festivalin “Kënga Magjike” me këngën “Kam Mall” e cila edhe sot vazhdon të jetë e pëlqyer.
Është fjala për këngëtaren Greta Koçi e cila sot është njëra ndër këngëtaret më të njohura për zërin dhe këngët hite të saj.
Jemi mësuar ta paraftyrojmë si ajo 16 vjeçarja simpatike, por sot këngëtarja feston 25 vjetorin e ditëlindjes.
Në këtë ditë të veçantë për të, ne ju sjellim disa nga këngët më të dëgjuara të Gretës ndër vite, ku mund të shohim edhe evoluimin e këngëtares deri më sot në zhanër të muzikës dhe stil. /prive.al/
- Paraqitja e parë në festivalin ‘Kënga Magjike’ me super hitin ‘Kam mall’
2. Një vit më pas me ‘Një herë po një herë jo’
3. Bashkëpunimi në moshë të re me Erion Korinin në projektin ‘Kush ka faj’
4. Paraqitja në festivalin ‘Kënga Magjike’ në vitin 2010 me hitin ‘Koha s’ndal’
5. Hiti i sivjetshëm ‘I besova’ me tekst të reperit Gold AG