Miloti dhe Erxhina, së shpejti prindër

By

Lidhja e tyre është përshkruar në një rrjedhë ashtu siç edhe e do rendi. Fillimisht të fejuar, pak muaj më parë u kurorëzuan teksa vazhduan me një muaj të gjatë mjalti në Europë.

E duket se për Milot Llalloshin dhe Erxhina Ismajlin, po vjen hapi i rradhës, ai i të bërit prindër.

Kjo të paktën sipas fotos së fundit të çiftit nga ku Erxhina vërehet me ndryshim të dukshëm në bark.

‘Po të presim’ – ka qenë mbishkrimi i postimit të Milot Llalloshit teksa ato që kanë pasuar janë urimet e shumta nga ndjekësit në rrjete sociale

Prive.al pati raportuar në mesin e Korrikut për dyshimet e një shtatzënie të mundshme të Erxhinës (lexo KËTU) por atëbotë çifti kishte vendosur të mos flasë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm