A i kanë bërë ndonjëherë hajmali Ermalit ?

By

Këngëtari Ermal Fejzullahu, këtë të Shtunë ishte i ftuar në emisionin Prive ku mes tjerash foli edhe për projektin e tij më të ri ‘Hajmali’ në bashkëpunim me Gjikon.

Titulli tejet interesant dhe i pa dëgjuar më parë i projektit ka tërhequr vëmendjen e shumëkujt duke ngritur pikëpyetje se a e ka lidhur të paktën dikur diçka me këtë fenomen.

Në intervistën për Prive, Ermali zbuloi se qysh si fëmijë ai ka mbajtur hajmali me vete, siç thotë ai “me fjalë t’plakave” mirëpo thotë se ai gjithmonë i ka harruar fjalët.

Përkundër faktit se dikur i ka mbajtur, ai deklaroi se nuk beson shumë në këto gjëra dhe në fakt këtë temë e ka trajtuar shkaku i muzikës ashtu siç do populli.

Ndryshe,  “Hajmali” në bashkëpunim me Gjikon,ka shënuar mjaft sukses dhe mund të konsiderohet si një prej hiteve verore të këtij viti me miliona shikime në rrjetin Youtube dhe vendet e para të top listave. /prive,al

Artikuj të ngjashëm