Personi me të cilin kaloi katër vite jetë sot u përfshi në një rrahje me breshëri plumbash dhe më pas u arrestua nga policia.
Por kjo duket se nuk i ka lënë aspak përshtypje këngëtares Altuna Sejdi – Tuna e cila prej ‘përshëndetjes’ me Cozyn e ka fshirë këtë të fundit komplet nga jeta e saj.
Tuna nuk ka thënë asnjë fjalë për incidentin dhe ka vazhduar jetën normalisht.
Ajo në Snapchat është shfaqur teksa gatuan në orët e mbrëmjes për një person me vlerë për të, të cilin nuk e ka cekur. /Prive.al/