Noizy transferohet nga QKUK, ka disa fjalë e selame për t’i thënë

By

Reperi nga OTR, Noizy ka mohuar se gjaku në rroba është i tij por megjithatë është transferuar në repartin e ortopedisë pasiqë thuhet se ka të lënduar pjesën e këmbës.

Gjatë rrugës i shoqëruar nga Policia e Kosovës ai ka pasur disa gjëra për t’i thënë.

Çuditërisht, reperi ka premtuar se do t’i mbajë sonte dy koncertet e parapara në Ferizaj dhe Mitrovicë.

Prive e ka pyetur liderin e OTR për shkakun e problemit tek i cili u rezervua të flasë.

I pyetur se a ka lidhje me incidentin e vitit 2012 në aeroport, ai nuk e përjashtoi mundësinë duke thënë se mund të ketë lidhje.

Ndryshe, Noizy e ka ofenduar shpesh publikisht në intervista reperin Cozman duke e konsideruar gocë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm