Pak ditë më parë, opinioni në Shqipëri me theks të veçantë moshat e reja u tronditën me humbjen e papritur të Jetnis Dollapit.
Djaloshi që bënte një stil të jetës ‘gangsta’, ndërroi jetë nga një aksident me motor në një prej rrugëve të Tiranës.
Menjëherë erdhën ngushëllimet e sinqerta nga reperi Arkimed Lushaj – Stresi por gjithashtu edhe Babastars, prej Getit e deri tek akterët e tjerë.
E duke mos e përmbyllur me kaq, kujtimi për Jetnisin është jetësuar edhe mbrëmë me ndezjen e qirinjve në vendin e aksidentit ku nuk ka munguar as reperi Skivi.
Ndonëse lotët nuk e kanë tradhëtuar, në fytyrën e tij është i qartë pikëllimi për humbjen e papritur. /Prive.al/