E paralajmëroi dje por fatkeqësisht nuk do ta publikoj as sot.
Kënga e re e Nora Istrefit ‘Majëm’ që po pritet me padurim nga fansat duket se tek e treta e vërteta, do publikohet nesër në orën 17:00.
Ky është afati i ri të cilin e ka mësuar Prive.al, pas shtyerjes që nga burime afër këngëtares u tha se ndodhi shkaku i disa problemeve të paparashikueshme të karakterit teknik.
Kujtojmë se ‘Majëm’ përbën një projekt gjigant tek i cili janë përfshirë shumë emra në tekst e refren, me Cricketin në krye, si ‘truri’ pas shumë hiteve dy vitet e fundit në diskografinë shqiptare. /Prive.al/