Geti ka diçka për të thënë për Marinën

By

Prezantuesja Marina Vjollca ka zënë vend në ballinën e re të një prej revistave në Shqipëri.

Në top formë, bukuroshja shfaqet në ballinë mbi një motorr në skenë pak a shumë të ngjajshme me atë të motrës, Luanës në ‘Tirana Lifestyle’.

Për t’i bërë publicitetin e duhur, Marina ka treguar se nga nesër, numri i revistës në fjalë do gjendet në shitje në çdo pikë teksa pa postim nuk ka mbetur as Geti.

Lideri i Babastars foton e ka shpërndarë nën mbishkrimin: ‘Gruaja ime e bukur’.

Ndryshe, reperi ka kohë që për bukuroshen publikisht nuk rezervon ndonjë epitet tjetër përpos atij të gruas. Në plane pak muaj më parë ka qenë edhe një martesë dhe për këtë gojarisht ishin ftuar edhe mysafirë të caktuar por më pas s’u kuptua se çfarë ndodhi me këtë pjesë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm