Futbollisti shqiptar, ‘8 me 2’ për destinacionin e pushimeve

By

Me temperaturat në rritje, zbarkimet përkrah detit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Durrësi e Ulqini sërish mbeten dy destinacionet më të frekuentura teksa fytyrat publike tashmë kanë një Top 3-she nga e cila nuk po ndahen.

Greqia, Turqia e Maldivet janë vendet e preferuara për t’i kaluar pushimet për artistët shqiptarë por emër shumë i njohur ia ka bërë ‘8 me 2’ të gjithëve për sa i përket destinacionit.

Bëhet fjalë për futbollistin Shkodran Mustafi i cili ka nisur pushimet në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i vazhduar më pas në tjetër vend, Zurich, kësaj rradhe i shoqëruar nga familja.

Nuk dihet se me kë saktësisht ka qenë Shkodrani në Miami sepse futbollisti zbulon shumë pak nga kjo pjesë dhe ende nuk ka postuar as edhe një foto të vetme me të fejuarën e tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm