Së fundmi zuri vend në mediat rozë me raportimet për ndarjen me këngëtari Seldi Qalliu pas një lidhje të gjatë por bukuroshja Dafina Zeka, po e vazhdon jetën normalisht.
E bija e gazetarit të njohur Milaim Zeka, i ka lënë anash punët dhe angazhimet e mëdha në rrugëtimin e ngjitjes në karrierë për disa ditë pushimesh.
Siç po veprojnë shumë fytyra publike, edhe Dafina ka zgjedhur Greqinë për t’i mbushur bateritë, normalisht jo vetëm.
Zeka po shoqërohet nga familja e saj e ngushtë, babai dhe motrat dhe miq të familjes. Fotot nga destinacioni ku familja po pushon, nuk kanë munguar. /Prive.al/