‘Arratisja’ e Shkendës drejt Maldiveve, me plan sekret për t’u martuar?!

By

Këngëtarja Shkenda Dubova që së fundmi publikoi projektin ‘Bad Gal’ ka qenë vazhdimisht në lëvizje.

Por, këtë trend nuk e ka ndërmend ta ndalë pasiqë siç mëson Prive.al nga persona të afërt me dyshen, në heshtje, këngëtarja së bashku me të dashurin, Labinotin do të marrë rrugë drejt ishujve magjepsës të Maldives.

Pushimi i çiftit planifikohet të jetë shtatë ditor teksa nga burime të pakonfirmuara, është përfolur edhe një martesë e mundshme sekrete mes dyshes, në ishujt mahnitës, por kjo nuk është e sigurtë.

Raste të martesave simbolike në Maldive nuk kanë munguar në estradën shqiptare me Ryva Kajtazin si shembull konkret që e shoqëruar nga personi i zemrës, kurorëzoi dashurinë pa askë tjetër të pranishëm. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm