10 Korriku, moment i shënuar në jetën e Luana Vjollcës?!

By

Data 10 Korrik në sferën e showbizit shqiptar mund të mbahet mend si datë e lindjes së dy reperëve të njohur 2po2 dhe Ledri Vula, por një rëndësi të madhe, duhet të ketë edhe për Luana Vjollcën.

Kjo për faktin se disa pikëpyetje ngriten lehtësisht nga kodime të ‘fshehura’ të Luanës në postime në rrjete sociale.

Dy javë më parë në një prej fotove në profilin e saj në Instagram ajo përmendi datën 10 Korrik por të njejtën e ka bërë edhe sot.

Në një imazh nga Santorini i Greqisë ku po pushon siç shihet e vetme në rrjete sociale (edhe pse kjo vështirë besohet) ajo ka nënvizuar në përshkrim 10 Korrikun e 2016-tës.

Nuk dihet nëse kjo mund të ketë ndërlidhje me ndonjë event të supozuar me rëndësi e të cilin bukuroshja ka vendosur ta mbaj sekret. Dyshimet shtohen me faktin se nuk dihet se kush po e shoqëron në pushime pasiqë atje nuk gjendet as me motrat e as me nënën. Çfarë mund të ketë ndodhur vallë?! /Prive.al/

0.02.01.b4ae0fe7350d9d87d912b4cf5e88e50d854c1dd0f9bb2f810ce7a9ad7b3d6217_full

Artikuj të ngjashëm