Aktori Blerim Destani ndër vite, në villën e tij në Dubai ka pritur e përcjellur shumë miq të tij si ‘stacion’ ku kanë kaluar kohën gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të rradhës që kanë qenë mysafir të aktorit të njohur janë Granit Xhaka me të fejuarën, Leonita Lekajn.
Kjo është lënë të kuptohet nga një postim i çiftit ku shfaqin pishinën e villës së Blerimit dhe oborrin e saj.
Ndryshe, dyshja tash e disa ditë kanë nisur aventurën në atraksionet turistike të Abu-Dhabit e Dubait, fillimisht të shoqëruar edhe nga vëllai i Leonitës, e tash duket, të mbetur vetëm të dy. /Prive.al/