Kush nga këngëtaret mori pjesë mbrëmë në kanagjeqin e vajzës së Shkurtes?!

By

Vajza e madhe e këngëtares ikonë Shkurte Fejza mbrëmë festoi natën e vajzave e njohur në popull si kanagjeq.

Në praninë e shumë të ftuarve, eventi u mbajt në një prej restoranteve më luksoze në periferi të Prizrenit ku nuk munguan koleget e këngëtares.

Motrat Mustafa nga Mushtishti, Violeta Kajtazi, Mihrije Braha, Miranda Hashani, Gili, Lori, Edona Llalloshi e Adelina Thaçi ishin disa prej emrave të skenës që nuk munguan në event.

Siç mëson Prive, atmosfera ka qenë fantastike për faktin se shumë këngëtare nuk kanë përtuar të kapin mikrofonin e t’ia krisin këngës.

Festa ka zgjatur deri pas mesnatës. /prive.al

Artikuj të ngjashëm