Ja si u prit në publik kënga ‘Thirri krejt shoqet’!

By

Thirri Krejt Shoqet‘ është pikërisht kjo njëra ndër këngët e albumit më të ri të reperave kosovar Mc Kresha dhe Lyrical Son, ‘Rapsodët nRap tSotit’, ajo që edhe ka qenë e përzgjedhura e kësaj radhe për t’iu realizuar edhe videoklipi.

Menjëherë pas këngës HipHop, vie ky projekt në bashkëpunim me reperin Keepman, i cili aktualisht jeton në Francë, dhe që padyshim ka qenë një risi në këngë ngase e gjithë reptura e tij është në gjuhën frënge.

Brenda videoklipit gjithashtu shihen Lumi B, Ledri e Vig Poppa, ku këta të fundit padyshim që janë bërë edhe shokë e kolegë të pandashëm me reperat në fjalë.

E pritshmëria nga vet publiku duket të jetë që në start pozitive, ku edhe shumica i cilësojnë edhe si ata që  kanë dhënë kuptim hip hopit shqiptar./Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm