Përderisa jo shumë vite më parë, estrada shqiptare kishte një deficit të këngëtarëve të gjinisë mashkullore, depërtimet e viteve të fundit e kanë balancuar pak diferencën e madhe.
Një ndër emrat më të fundit është Lum Kastrati që sot ka publikuar projektin ‘Afër’.
Kjo këngë mban vulën e Cricket, ‘mendjes’ së shumë hiteve së fundmi në diskografinë shqiptare kurse për tekstin është përkujdesur Elinel.
Produksioni Flota Pictures ka vizuelizuar klipin e bukur dhe minimalist teksa përshtypjet e para kanë qenë pozitive. /Prive.al/