Për Top Awards, vijnë komplimente nga ku nuk imagjinohej!

By

Ishte edicioni i parë në këtë format por Top Music Awards arriti të ngjall debat tepër të madh.

Hatërmbetjet, inatet, tendencat për ta nënvlerësuar dhe mungesat e shumë artistëve përshkuan në pika kryesore zhvillimet e këtij eventi.

Por, një përkrahje e fuqishme për organizimin ka ardhur përtej trevave shqipfolëse nga hiç më pak se labeli i njohur botëror Ultra Music.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Instagram thuhet: ‘Përgëzime Shqipëri për një Top Awards të bukur. Punë e mrekullueshme Ledion dhe Top Channel’.

Në këtë eveniment, vlen të ceket se ishte pikërisht Era Istrefi, artistja që ka nënshkruar me Top Awards ajo që rezultoi mbretëreshë e mbrëmjes me triumfin në kategoritë kryesore teksa prapa nuk mbeti nga meshkujt as Ledri, emri tjetër nga Nesër Team. /Prive.al/

0.02.01.b4ae0fe7350d9d87d912b4cf5e88e50d854c1dd0f9bb2f810ce7a9ad7b3d6217_full

Artikuj të ngjashëm