Në eventin Top Awards padyshim që u panë një numër i madh i fytyrave publike, ku një pjesë e konsiderueshme kishtin marrë si shoqërues personin e zemrës.
E njëri ndër ta ishte edhe reperi Vig Poppa, i cili u shfaq me bashkëshorten e tij në këtë organizim që u bë për ndarjen e cmimeve.
Vlen të theksohet se jo shumë shpesh na bie ta shohim reperin në dalje publike përkrah saj.
Ai gjithashtu nuk ka pa komentuar pjesën e cmimeve, e cila është shëndrruar në një bujë mediatike, ku mes tjerash reperi shprehet:
‘Me rendsi me marr pjese…..edhe mu pijav pak’.
E se Vigani me këtë deklaratë ka ironizuar apo thjeshtë pjesëmarrja për të ka qenë më e rëndësishme, atë nuk e dimë./Prive.al/