SI KURRË MË PARË: Labi nxjerr të palarat e estradës!

By

Shumicën e postimeve në rrjetin social Facebook i ka të karakterit humanitar, por sot Labi ka befasuar me një shkrim të gjatë ku ka hedhur dritë mbi shumë thashetheme.

2Ton nuk po lejohet të performoj në Prishtinë! Kjo është pikërisht deklarata e Labit i cili ka deklaruar se menaxherë të caktuar po e bllokojnë atë, 2Tonin, Genën, Sinanin e Ermalin por tentimet e tilla do jenë të kota sepse është publiku ai që i përcakton rrjedhat.

Në postim, këngëtari flet në superlativa për kolegun e tij, Artonin duke e vlerësuar si artist dhe njeri falë faktit se me të bashkëpunon edhe një kohë të gjatë.

Më poshtë postimi i plotë i Labit:

Le ta lexojnë mirë disa menaxherë të diskotekave mirë këtë shkrim, po ua shkruaj edhe për respekt, por edhe për t’ua kujtuar se si isha korrekt me ta dhe disa kolegë të tjerë.Me 2 Tonin për Zvicër në Gjenevë sonte sëbashkuKur dikush mundohet ta ndal një këngëtar si 2 Tonin për ta bllokuar që mos të këndojë në Prishtinë!! Çudi ë!!! Një klan i disa “menaxherëve”kur mundohen ta fshehin dashurinë e a tij publiku i cili e duan pa mas këtë djalë GJIGANT, por që e kanë të kot ta ndalojnë sepse një gjë të tillë nuk munden ta bëjnë asnjeri dhe kurrë! Sot, po mundohen ti bllokojnë shumë këngetar, si shembull: Genen, Mua Labinot Tahirin, 2 TONIN, ERMAL FEJZULLAHUN, SINAN VLLASALIUN e shumë të tjerë, por ju tregoj një gjë mos ta harrojnë: se mua dhe ata të cilët i do PUBLIKU E POPULLI, mund ti ndaloj vetëm publiku dhe populli. Kurrrrrrrrrrrë nuk mund ti ndalojnë disa menaxherë të cilët mund ti urrejnë disa këngëtarë, e disa ti fusin në lista për të kënduar aty ku ato vende kanë ekzistuar falë performancës sime dhe të atyre kolegëve të cilët i kishin në mbrëmjet e tyre.Shumë nga ata pronarë dhe menaxherë na lutshin me muaj e me vite për të na marrë në mbrëmje, dhe ndonjëherë kur nuk kalonim mirë u’a ulnim çmimin për korrektësi e sot bëjnë këso lojnash, por me ne jooooo. Kurrë.Ndoshta edhe nuk kanë para për të na paguar, mund të ndodh edhe kjo…..! Labinot Tahiri në mbështetje të shumë kolegëvePrishtina, dhe qytetet të tjera, janë të popullit, e jo të individëve! Diskotekat mbyllen por ne jemi të popullit. Zeri im dhe i kolegëve jeton me vite.

Artikuj të ngjashëm