Pop ylli Rita Ora ka nënshkruar me Atlantic Reords
Marrëveshja është globale me përjashtim të Azisë, dhe sidomos përfshin partneritete me markë. Materiale të reja nga artistja, të parat pritet të dalin pas disa muajsh.
Lajmet se Ora po bashkohet Warner shpërthyen në fillim të këtij muaji, pasi këngëtarja kishte ndarë një postim në Snapchat të kontratave të errësuar nga lule – edhe pse nuk ishte i njohur në atë kohë se për cilën familje kishte nënshkruar ajo.
Pas marrëveshjes së re, ajo tha: “Muzika është dashuria ime e parë dhe unë mezi po pres lançimin e këngëve të mia. Unë jam mirënjohëse për familjen time të re Atlantic Records për të gjithë mbështetjen dhe inkurajimin e tyre. Kapitulli tjetër do të jetë i pabesueshëm. ”
Të kënaqur kanë mbetur edhe pala tjetër. Presidenti i Atlantic Records UK Ben Cook deklaroi: “Rita është një talent i rrallë dhe një yll i vërtetë global.Para së gjithash ajo është një këngëtare e madh e cila është jashtëzakonisht e apasionuar pas muzikës dhe unë jam i kënaqur për të mirëpritur atë në Atlantic Records. Presim të bëjmë një album të pabesueshëm”
Ndryshe, Bruno Mars, Ed Sheeran dhe Cold Play janë mes artistëve të njohur, pjesë e këtij labeli. /Prive.al/