E nisi karrierën e saj muzikore në X Factor Albania ku edhe doli triumfuese për të vazhduar më pas rrugëtimin artistik relativisht mirë.
Sheila Haxhiraj sot ka një repertor të këngëve solo e në bashkëpunime që njihen nga publiku.
Por, një pjesë tjetër e këngëtares nuk është njohur shumë nga opinioni. Bëhet fjalë për etapën e fèmijërisë pak nga e cila, Sheila sot ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Me rastin e tre vjetorit të largimit nga jeta të gjyshit, këngëtarja ka shprehur mallin e saj përmes një imazhi të përbashkët të shumë viteve më parë.
Nga ajo kohë, bukuroshja që së fundmi nuk po përton as të shfaq pak më shumë nga ç’duhet, ka ndryshuar mjaft! /Prive.al/