Këngëtarja shqiptare lëndohet gjatë xhirimeve (FOTO)

By

Xhirimet e videoklipeve për Ronela Hajatin po rezultojnë një histori në vete.

Disa muaj më parë kur xhironte ‘A do si kjo’, Ronela krijoi lajm deri tek prestigjiozja britanike Daily Mail për panikun që shkaktoi duke u ngatërruar me një turmë pjesëtarësh të shtetit islamik.

E nëse banorët përkrah aksit Tiranë-Durrës do kenë këtë kujtim nga ‘A do si kjo’, Ronela projektin e rradhës do ta kujtoj për një tjetër gjë.

Ajo është lënduar pak tek mjekrra me një të çarë që i ka mbetur si shenjë kaluese.

‘Syri i keq’ duhet të ketë qenë shkaku për lëndimin e këngëtares që ka premtuar se nuk do ndalet me projekte këtë verë. Si një artiste e pavarur, presim më të mirën nga Ronela. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm