Endri kërkon t’ia falë gabimin në ‘Baby Falma’

By

Këngëtari i ri në moshë, Endri ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar ‘Baby Falma’.

Kënga normalisht me vulën e Zzap&Chriss, me tekst të Getinjo e Mozzik dhe videoklip nga XL Films pason projektin ‘Thirrëm’ të cilin Endri e publikoi disa muaj më parë.

‘Baby falma’ flet për një dashuri ku ka pasur gabime nga djaloshi që i lutet të dashurës që t’ia falë sepse ka ndryshuar.

Mbetet të shihet se si do pritet ky projekt nga fansat dhe publiku i gjerë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm