Era përkrah më të dashurve në portret familjar (FOTO)

By

Nuk preferon shumë të zbuloj nga pjesa e privates por duket se malli që Era Istrefi ka për anëtarët e familjes ka bërë që të mos i rezistoj postimit të një fotoje në rrjete sociale.

Me një agjendë të ngjeshur që po i rezervon fare pak kohë për qëndrim në Kosovë, këngëtarja në Instagram sot ditën ka nisur me një foto ku tregon se i mungojnë ‘çmendurisht’ personat e zemrës.

Në foton e shpërndarë, Era shihet përkrah nënës, zonjës Syzana, mbesën Renée dhe vëllaut Bledit teksa përmend mungesën në imazh të Norës dhe motrës tjetër Nitës.

Shpresojmë që Era të gjej kohë për rikthim pranë familjes. Hera e fundit kur ka qëndruar në Prishtinë ka qenë festimi i ditëlindjes së parë të Renée. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm