Donjeta Kosumi – Kallashi me jetën e saj mund të krijoj përshtypjen se është larg nga rrjedhat e përditshmërisë së shoqërisë shqiptare.
Kallashi dhe politika janë ndërlidhur me njëra-tjetrën vetëm kur në interes të publikut ka qenë fakti se a e frekuentojnë Kobra Cityn ministra e emra të tjerë me poste publike.
Megjithatë, Donjeta duket se ka të preferuarin e saj në politikë. Ai është, presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Këtë valltarja e ka treguar në profilin e saj në Instagram ku ka shpërndarë një postim të zotëri Pacollit ku ky i fundit ka folur për riorganizimin e partisë.
‘Të ishin krejt si ti, do ishte mirë për Kosovën tonë’ – është shprehur Kallashi në postimin e saj.
A do t’ia japë Donjeta votën AKR-së së Pacollit me shpresë që kjo parti ta kaloj pragun në të cilin ‘mori në thua’ në zgjedhjet e vitit 2014 ?! Mbetet të shihet! /PRIVE.AL/