Këngëtarja Linda Morina, nëse mund ta quajmë ashtu, bëri që aktiviteti i saj të qarkullojë shumë shpejt në rrjetet sociale.
Ajo ka thurur këngë për politikanë, ngjarje të rëndësishme të Kosovës e madje krijimtaria e saj mori për temë edhe ngjarje e politikanë nga Bota.
Mbase mund të ketë njerëz që pëlqejnë atë që ky personazh bën, por shumica e komenteve nga njerëz të thjeshtë dhe fytyra publike kanë qenë ironizuese madje edhe qesharake në lidhje me të.
Më i irrituar duket të ketë qenë aktori i serialit “O sa mirë” Edi Kastrati pasiqë ka publikuar një montazh midis këngës së fundit të Lindës e cila iu dedikua pranimit të Kosovës në UEFA dhe një sekuence të një episode ku “gjakovari” shpjegon llojin e një budallai./PRIVE.AL/