Ajo hyn në mesin e artistëve që nuk ekspozojnë shumë nga jeta private.
Të dashurin e saj, e ‘fshehu’ për një kohë relativisht të gjatë por tashmë kur lidhja është bërë zyrtare, Beatrix Ramosaj nuk po ngurron as të ndaj kujtimet më të bukura të jetës së saj me fansat.
Pashmangshëm, kujtimi më i bukur lidhet me Ervin, të dashurin e saj. Por, nëse mendoni se një datë e shënuar apo udhëtim i përbashkët është kujtimi më i bukur, gaboheni.
Bëhet fjalë për kërcimin me personin e zemrës në aventurën e Dancing With the Stars si momentin më të mirë të cilin këngëtarja e ka veçuar.
Ndryshe, Beatrix që kohëve të fundit nisi një kaptinë të re në rrjete sociale duke fshirë fotot paraprake po i mungon skenës me projekte të reja. /PRIVE.AL/