Tara Muharremi, vajza e këngëtarit Blero Muharremi dhe aktores Teuta Krasniqi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të gjashtë.
Në një ceremoni tejet përallore, për princeshën u organizua një festë e madhe e mbushur përplot me surpriza.
Maskota, miq, kërcim, këndime ishin pjesë e ditëlindjes përrallore e cila duket të ketë shijuar shumë ditën e saj të veçantë.
Një xhirim me përmbledhjet e momenteve më të mira nga kjo ditëlindje është postuar para pak orësh në rrjetin social Facebook.
Aty shihet se Blero dhe Teuta mbajnë pak një distancë me njëri-tjetrit teksa janë dhuratat që i bashkojnë.
Ndër pjesët e pakta ku ish-çifti shihen së bashku është kur princesha Tara hap dhuratat, me një lumturi të paparë.
Në festë shihet edhe bashkëshorti aktual i Teutës, Adonisi teksa në rrjete sociale deri sot nuk është zbuluar asgjë nga kjo pjesë pasiqë fotot dhe urimet ishin individuale me Tarën dhe nuk dihej nëse ceremonisë i ishte bashkangjitur edhe Adonisi.
Ecurinë e festës, momentet së bashku e paraqitjen e Adonisit mund ta ndiqni duke klikuar KËTU. /PRIVE.AL/