Kanë kohë që e paralajmërojnë dhe më në fund e kanë gati si projekt!
Mozzik dhe Getinjo, dy reperët vëllezër pjesë e familjes ‘On Records’ tashmë kanë finalizuar duetin e titulluar ‘Tony Montana’.
Kënga që mban vulën e Zzap&Chriss do të publikohet sonte në orën18:00 nëse çdo gjë shkon sipas planeve.
Vetë reperët janë shprehur tejet të bindur se ky projekt do jetë sukses i madh teksa në rrjete sociale nuk kanë kursyer as betimet e epitetet se kjo këngë do jetë hit i dekadës.
Mbetet të shihet në pak orë se me çka do na befasojnë Mozzik e Getinjo./PRIVE.AL/