U pritën me vite për të sjellur bashkëpunimin e tyre ‘Gangsta Love’.
Zvarritjet e panumërta dhe pritja e gjatë ia vlejti për faktin se ky projekt kur u publikua vulosi idenë e një projekti tek i cili është punuar shumë e që ngjasonte me një film të metrazhit të shkurtër.
Por, Noizy dhe Çiljeta nuk do e lënë me kaq dhe tashmë siç mësohet kanë finalizuar këngën e tyre që mendohet të jetë gati brenda muajit Prill.
Ky krijim muzikor do ketë ritme verore dhe pritshmëritë janë shumë të mëdha që të jetë një hit i 2016-tës.
Projekte që publikohen çdo javë, të tjerë të gatshëm e shumë të tjerë përfshirë edhe duetin me Encën çojnë rrjedhimisht në pyetjen – a ka të ndalur Noizy ?!
Ne themi se jo! /PRIVE.AL