Jo! Për Fjolla Morinën nuk ka pauzë as edhe për një çast të vetëm.
Këngëtarja po tregohet tejet e zonja që të bëj shumë gjëra njëkohësisht, të jetë nënë e dy vajzave, partnere e të dashurit e një këngëtare e suksesshme.
Pasi korri sukses përtej pritshmërive me ‘Trileqe’ në bashkëpunim me Elinel, ajo tashmë po finalizon projektin e ri muzikor.
Fjolla sonte është duke xhiruar videoklipin e ri, tek i cili sërish nuk po i ndahen vajzat të cilat po i qëndrojnë përkrah me vetura luksoze.
Kënga që pritet të publikohet për disa ditë mban vulën e Cricket, bashkëpunëtorit besnik të Fjollës! /PRIVE.AL