Lindon Berisha, një nga artistët relativisht të rinj në skenë por me shumë suksese ka ndezur motorët për projektin e ri muzikor.
Nën vulën e produksionit të Adrian Gaxhës, Brick Records kënga ‘Dale’ është finalizuar teksa tashmë po i xhirohet videoklipi.
Edhe kësaj here, të besuarit për realizimin e videoklipit janë sërish produksioni Entermedia, me të cilin dyshja e Floriani bashkëpunojnë tash e sa kohë.
Kënga solo pason suksesin e bashkëpunimit me Adrianin me ‘Asnihere’.
Se si do të rezultoj rrugëtimi artistik i këtij prodhimi muzikor mbetet të shihet në pak ditë kur edhe do lançohet.
Dyshime nuk ka nëse kënga do ketë sukses pasiqë pritet të jetë një hit i 2016-tës. /PRIVE.AL