Të qenurit pjesë e një labeli muzikor që ua menaxhon karrierën, nuk është e vetmja e përbashkët e Kidës dhe Baby G, artistes më të re të On Records.
Dyshja pasion e kanë edhe kërcimin e madje dëshira për të iu daton që para marrjes me muzikë.
Në një prej videove të postuara nga Kida në Instagram shihet se dy vajzat bëjnë disa lëvizje kërcimi të njejta duke dëshmuar një atmosferë shumë pozitive në On Records.
Është përfolur jo pak mundësia e xhelozive e rivalitetit në On Records por kjo video me gjasë duhet të shërbej si sinjal që gjërat janë shkëlqyeshëm, përtej spekulimeve mediatike. /PRIVE.AL