U prit e u kërkua shumë gjatë. Seriali ‘Kafeneja jonë’ pas një pauze dy vjeçare, është bërë e ditur se rinis kaptinën një dekadëshe të transmetimit.
Siç ka thënë aktorja Teuta Krasniqi, në muajin Maj, fillojnë provat e para në episodët e rinj të serialit.
Por, fokusi kryesor përqendrohet pikërisht tek Teuta, një ndër personazhet pa të cilët nuk mund të paramendohet ‘Kafeneja jonë’.
Në terma kohorë, i bie që shumica e provave dhe fillimi potencial në sezonin e ri televiziv ta gjej aktoren në muaj shumë të rëndësishëm, muajt e fundit të shtatzënisë, respektivisht javët e para të të qenurit nënë për herë të dytë.
Nuk dihet se sa do të ndikoj ky fakt në prezencën e saj marrë shkas nga fakti se deri tani, Teuta ka anuluar një sërë aktivitetesh profesionale për pushim gjatë pritjes së ëmbël me udhëzim të mjekut.
Megjithatë, një gjë që dihet sigurt është se shtatzënia e Teutës po përcillet me një varg të zhvillimeve pozitive në karrierë. Fëmiu i dytë me Adonisin po duket të jetë ogur i mbarë! /PRIVE.AL/