Ku po pushon Dua Lipa me të dashurin ?! (FOTO)

By

Se Dua Lipa është tejet e zonja për të menaxhuar kohën. kjo dihet tash e një kohë.

E shohim teksa mban koncerte në shtetet europiane kurse me shpejtësi drite kalon oqeanin për t’iu përvishur punëve në këngën e re.

Por, Dua Lipa gjen kohë edhe për familjen dhe të dashurin, me të cilin tashmë po kalon disa ditë pushimesh.

Destinacioni i çiftit që udhëton shpesh, kësaj radhe është Barcelona e Spanjës.

Ndryshe, çifti vitin e kaluar së bashku qëndruan për një javë në pushime luksoze në ishujt Bali të Indonezisë, destinacion ky për të cilin nuk rastisim shpesh të dëgjojmë shpesh se frekuentohet nga fytyrat tona publike. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm