‘Sytë nuk gënjejnë’, shkëndija të forta mes Redonit e Eglit

By

Egli ishte banorja që përjetoi më shumë largimin nga shtëpia e “Big Brother VIP 4” të Redonit.

Gjatë spektaklit të sotëm, nga studio, Redoni i uroi fitoren Eglit, ndërsa tha se fitorja e tij ishte njohja me influenceren. Nga ana tjetër, Egli i tha artistit se mezi pret ta takojë, madje iu drejtua me shprehjen “të dua”.

Redoni: Unë nuk jam aty. Vendosa të largohem, por jam shëndoshë e mirë. Mos u brengos. Dua të them që fitorja ime në këtë Big Brother është që kam kuptuar se një vajzë si ti mund të ekzistojë. Dua të shtoj dhe një fjali të fundit. Uroj me mish e shpirt që ti ta fitosh këtë Big Brother, sepse vlerat e tua nuk kanë nevojë për një lidhje ose strategji për t’u treguar.

Egli: Në fillim e prita pak keq, por nëse ishte për të mirën e tij, jam shumë dakord. Ka qenë i vetmi njeri që më ka dhënë një gjendje qetësie dhe mezi pres të të takoj jashtë. Të dua shumë.

Redoni: Sytë nuk gënjejnë dhe mezi pres t’i shoh të tutë.

Egli: Të dua.

Artikuj të ngjashëm