Dua Lipa dhe mësuesi i saj u përlotën të dy gjatë programit special të këngëtares në ITV të dielën mbrëma.
Ylli i muzikës pop, 29 vjeçe, e cila vijoi mësimet në shkollën prestigjioze ‘Sylvia Young Theatre School’ para se të arrinte famën globale, u ribashkua me Ray-n, mësuesin e saj, në një nga momentet më emocionuese të koncertit të saj në Royal Albert Hall.
Dua e surprizoi Ray-n ndërsa ai po regjistronte një intervistë për programin dhe, me lot në sy, i tha: “Duhet të them që më ndihmove shumë me vetëbesimin dhe bëre një ndryshim të madh në jetën time”.
Kur dëgjoi këto fjalë, mësuesi shpërtheu në lot, duke kuptuar se këngëtarja e njohur për hitin “Levitating” ishte bërë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop.
Dua ka studiuar në këtë shkollë në Londër gjatë fundjavave si fëmijë dhe më pas u rikthye për t’i përfunduar studimet pas provimeve të A-Level. Ky institucion ka nxjerrë talente të famshme, si: Amy Winehouse, Rita Ora, Tom Fletcher dhe Gemma Collins.