Doja Cat ka surprizuar fansat me një selfie ku shfaqej me një pamje krejtësisht të ndryshme.
Në foton e publikuar në X, 29-vjeçarja, e njohur për grimin e guximshëm dhe stilin ekstravagant, u shfaq pa grim, me një parukë bionde dhe syze me kornizë metalike.
Me një bluzë të bardhë dhe buzëqeshje të lehtë, Doja dukej e thjeshtë dhe natyrale, duke habitur ndjekësit e saj.
Komentet ishin të shumta, disa duke e krahasuar me një “bibliotekare seksi” ose një “Karen”, ndërsa të tjerë e vlerësuan për bukurinë e saj natyrale.
Fansat spekuluan nëse kjo pamje mund të ishte një aluzion për një epokë të re muzikore, pasi albumi i saj i fundit, ‘Scarlet’, u publikua në shtator 2023.