Në praninë e shumë të ftuarve, dizejnatori më i suksesshëm shqiptar, Valdrin Sahiti prezantoi koleksionin e tij të ri ‘Mokita’.
Shumë modele defiluan në një ambient të dekoruar me finesë, ndërsa në momentin kur u shpalosën fustanet me ngjyrë të zezë në sfond u lëshua kënga ‘VS’ e kënduar nga Getoar Selimi.
Sahiti pas prezantimit të koleksionit u shfaq shumë i lumtur duke përqafuar të afërmit e tij.