Angelina Jolie kritikohet nga fansat për këtë arsye!

By

Angelina Jolie është shfaqur në kopertinën e numrit të dhjetorit të ‘Vogue Mexico’, ku ndan reflektime për dhimbjen e saj personale, përfshirë ndarjen nga ish-bashkëshorti Brad Pitt.

E fotografuar nga Dan Martensen, Jolie shihet me një fustan të zi Christian Dior, me një pamje melankolike që ka ngjallur komente të përziera në internet.

Disa fansa e kritikuan kopertinën, duke thënë se aktorja duket “e trishtuar” dhe “e pakëndshme.”

“Duket sikur sapo mori lajmin më të keq përpara xhirimeve”, shkroi një fans, teksa një tjetër shtoi: “Si është e mundur të bësh që Angelina Jolie të duket kaq keq?”.

Në intervistë, Jolie foli për përgatitjet e saj për rolin e këngëtares së famshme të operës Maria Callas, duke thënë se kjo përvojë e ndihmoi të përballej me emocione të fshehura dhe dhimbjen personale.

“Duhej të liroja zërin tim të vërtetë, sepse aty kisha mbajtur gjithë dhimbjen dhe butësinë time”, tha ajo.

Kopertina dhe intervista janë bërë pjesë e një diskutimi më të gjerë mbi ndikimin e artit në procesin e shërimit personal dhe mënyrën se si imazhi i Jolie-së perceptohet nga publiku.

 

Artikuj të ngjashëm